Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, arrestohen 6 persona në Tiranë

Mos i humb

Gjashtë persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi akuzohen për kontrabandë ilaçesh gjatë periudhës së COVID-19.

Mes të arrestuarve janë 4 administratorë farmacish ndërsa dy të arrestuarit e tjerë janë të punësuar, mes tyre një grua 64-vjeçe që dërgonte mallrat kontrabandë.

INFORMACION– Finalizohet pas një hetimi 10-mujor operacioni policor i koduar “Përfitimi”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6 shtetas.

Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:

Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie;

Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;

Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;

Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit