Berat/ Arrestohet 31-vjeçari, hyri në banesë duke e kanosur 20-vjeçaren që të pranonte propozimin për martesë

Mos i humb

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat pasi u kap me një kamion të ngarkuar me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit.

“Në vijim të kontrollit të ushtruar për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë kanë arrestuar shtetasin Sh.Q., 52 vjeç, banues në Poliçan, pasi u konstatua, me një mjet tip “Kamion”, të ngarkuar me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit”, njofton policia.

Ndërsa një 55-vjeçar u vu në pranga sepse u kap duke transportuar lëndë drusore pa leje përkatëse.

“Gjithashtu specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin S.D., 55 vjeç, banues në fshatin Vërtop, Poliçan, pasi u konstatua nga shërbimet e policisë duke transportuar me mjet, lëndë drusore, pa leje përkatëse”, njofton policia.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Ndërsa një 31-vjeçar në Kuçovë është vënë në pranga sepse ka hyrë në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit