Atentat shqiptarit të rrezikshëm në Athinë, ngjarja dyshohet për pazare droge e larje hesapesh

Mos i humb

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Greqi, ku shënjestër ka qenë një 34-vjeçar shqiptar.

Sipas detajeve që vijnë nga mediat e vendit fqinj, mëoshet se atentati ka ndodhur në urën e Kaliftaktit, në Kifisia të Athinës, ku persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shqiptarin.

Ky i fundit kishte një të shkuar me rekorde kriminale në Greqi. Dyshohet se shkak i plagosjes të jenë bërë konfliktet për pazare droge dhe larje hesapesh mes bandave.

34-vjeçari është qëlluar me dy plumba në bark dhe një në këmbë, ndërsa mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga vendngjarja, ku shqiptari shihet i shtrirë në tokë, menjëherë pas ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit