Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, me të cilin ka ddiskutuar për tema të rëndësishme si luftën ndaj korrupsionit.
Në një postim Kim shprehet se SHBA-të i kanë bërë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime relae në mënyë që shteti shqiptar të jetë më i drejtë, më i fortë dhe më i pasur.
“Unë pata një takim me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, të cilit i theksova vullnetin e SHBA-ve në mbrojtje të demokracisë dhe të të biznesit.
Gjithashtu nënvizova faktin që SHBA-të e kanë shumë seriozisht luftën ndaj korrupsionit, dhe ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime relae në mënyë që shteti shqiptar të jetë më i drejtë, më i fortë dhe më i pasur.
Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitalizimin e regjistrave për të kundërshtuar ndërhyrjen ilegale të njeriut; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara.
Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit e Shqipërisë nga të gjitha anët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të thyer zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA-të do të vazhdojnë të jenë me ju në mbështetje të plotë”, shkruan Kim në postimin e saj.


