Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se muajin e kaluar janë kryer 496 arrestime arbitrare, pjesë e madhe të cilëve nga regjimi i Bashar Al Asadit.
SNHR publikoi raportin e muajit janar në lidhje me paraburgimet dhe arrestimet arbitrare në Siri, të regjimit të Asadit, organizatave terroriste PYD/PKK dhe DEASH, opozitarëve ushtarakë dhe grupeve të armatosura kundër regjimit.
Në raport është bërë e ditur se në muajin janar janë arrestuar ose paraburgosur 496 persona. Theksohet se regjimi ka kryer arrestim arbitrar të 389 personave, prej të cilëve 19 fëmijë dhe 41 gra.
Bëhet e ditur se forcat e regjimit nuk kanë treguar ndonjë arsye për arrestimin e personave, ndërsa pjesa e madhe e këtyre nuk kanë marrë pjesë as në vepra të cilat mund të përbëjnë krim kundër regjimit.
Prej të arrestuarve, thuhet në raport, 42 persona prej të cilëve 2 fëmijë dhe 6 gra janë kryer nga organizata terroriste PYD/PKK, ndërsa organizata terroriste DEASH ka kryer arrestimin e 32 persona, prej të cilëve 3 fëmijë.
SNHR njoftoi se opozitarët ushtarak dhe grupet e armatosura kundër regjimit kanë kryer arrestim arbitrar të 33 personave, prej të cilëve 4 fëmijë.
Në raport është bërë thirrje për lirimin e menjëherë të fëmijëve dhe grave. Ndërsa është kërkuar nga Kombet e Bashkuara që dosjet e të arrestuarve të merret në axhendën e bisedimeve të Gjenevës.
SNHR në raportin e publikuar të vitit 2017 për shkeljet e të drejtave në Siri, kishte njoftuar se në vend janë kryer arrestime arbitrare të 6 mijë e 517 personave, prej të cilëve më shumë se 4 mijë e 700 janë nga regjimi i Bashar Al Asadit./Rtv islam/


