Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 731.271, prej të cilëve 2.958 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 45,22 milionë, me 79.837 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,83 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 71 mijë të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 219,3 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 189,7 milionë dozën e dytë dhe 11,2 milionë kanë marrë tri doza.


