Kryetari i PD, Luzim Basha, ka folur për mediat një ditë pasi në selinë blu u depozituan 4200 firma të delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Basha nuk është kursyer me akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i bërë thirrje për të mos mbështetur kryeministrin Edi Rama.
“Shpresa e demokratëve nuk do të shkelet me këmbë. Kemi një regjim përballë dhe po mbështetet në një trekëndësh. Regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç. Kemi informacione se Berisha ka bashkëpunuar me regjimin për puç në PD. Kam vetëm një thiurrje për Sali Berishën; Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve. Boll ndihmove Edi Ramën. Berisha e ka një betejë personale dhe jo për PD-në,”-tha Basha ndër të tjera në fjalën e tij.