Është mbyllur protesta e fermerëve të Myzeqesë, të cilët i kanë kërkuar qeverisë subvencione për prodhimet e tyre bujqësore.
Protesta e tyre nisi paqësisht megjithatë pati edhe tensione pasi forca të shumta policie dhe FNSH ishin në terren për të mos i lejuar protestuesit që të bllokonin aksin nacional.
Por pavarësisht kësaj, fermerët kanë arritur që të thyejnë kordonin e policisë dhe u ulën në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin në aksin nacional mes Lushnjes dhe Tiranës.
Pas më shumë se 30 minutash, fermerët u larguan duke lejuar qarkullimin normal të aksit kombëtar, Tiranë – Lushnje.
Fermerët e Myzeqesë kanë dalë në protestë duke kundërshtuar paketën e re fiskale për vendosjen e 10% të TVSH-së për imputet bujqësore ndërkohe që çmimi i tyre është rritur nga kriza energjitike globale. Gjithashtu fermerët kërkojnë subvencione nga qeveria, ndërsa në terren kanë zbarkuar mbi 100 efektivë të policisë dhe FNSH-së.


