Çmimet e barnave do të ulen nga 1 dhjetori, duke rezultuar në një kursim prej të paktën 60 milionë frangash, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG).
Çmimi i 220 barnave me recetë – përfshirë ato që përdoren për trajtimin e lëkurës, sistemit nervor dhe sëmundjeve të gjakut, do të ulet mesatarisht me 10 për qind.
Do të ulet gjithashtu kostoja e rreth 40 për qind e gjenerikëve të ekzaminuar nga BAG.
Por edhe përkundër uljeve të çmimeve, kostoja e barnave në Zvicër mbetet më e lartë se në tregjet e tjera të mëdha evropiane.


