Sulmi ndaj autobusit me nxënës në Deçan, pistat ku po heton policia

Mos i humb

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me sulmin në Deçan, ku humbën jetën 2 nxënës dhe shoferi i autobusit.

Në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Samedin Mehmeti është shprehur se janë më shumë se dy pista në të cilët po hetohet për zbardhjen e krimit të rëndë.

Ai u shpreh se janë marrë në pyetje personat që mund të keni dijeni për ngjarjen dhe mund të ndihmojnë policinë në zgjedhjen e ngjarjes.

Aktualisht i kemi dy ose tri pista në të cilat jemi duke punuar. Fatkeqësisht nuk mund të japim detaje sepse në pistat në të cilat po punojmë janë në fazë fillestare. Jemi duke punuar në dy ose tri drejtime, ku i kemi dyshimet me bazë të caktuar por është herët të themi se kemi person/a të dyshimtë”, deklaroi drejtori i policisë.

Rikujtojme se dy nxënësit qe humben jeten jane, Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit