Escobar takon Bashën në selinë blu, shoqërohet nga ambasadorja Kim

Mos i humb

TIRANE– Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka mbërritur në selinë e PD në Tiranë, ku do të takohet me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ka qenë nënkryetarja e PD Jorida Tabaku dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi që e kanë pritur zyrtarin e lartë amerikan në selinë e PD, i cili shoqërohej nga ambasadorja Yuri Kim.

Rreth orës 14:30, ai do të ketë një takim me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ndërsa në orën 17:00, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Vizita e Escobar vjen dy ditë para Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non grata nga SHBA dhe pas pezullimit nga grupi parlamentar i PD nga kryedemokrati Basha që ka sjellë një krizë në PD.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit