Juncker: Pa zgjidhjen e kontesteve kufitare nuk ka anëtarësim në BE

Mos i humb

Presidenti i Komisionit Europian (KE), Jean-Claude Juncker, paralajmëroi të martën shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilët shpresojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian (BE) se askush nuk do të anëtarësohet përderisa nuk zgjidh kontestet kufitare me fqinjët e vet.

Juncker u tha të martën deputetëve të BE-së se “këto probleme detyrimisht duhet të zgjidhen para anëtarësimit, në të kundërtën nuk do të ketë proces të afrimit”.

Paralajmërimit të tij i parapriu fjalimi i kryeministrit kroat Andreja Plenkoviç në Parlamentin Europian.

Pikërisht Sllovenia dhe Kroacia, të dyja anëtare të BE-së kanë një kontest kufitar mes vete i cili daton nga koha e shpërbërjes së ish Jugosllavisë në vitet e hershme të 90-ta të shekullit të kaluar.

Kontesti ka të bëjë me pakënaqësinë e tyre nga një verdikt ndërkombëtar me të cilin Sllovenia fiton qasje të lirë në Detin Adriatik.

Juncker propozoi që Mali i Zi dhe Serbia të fitojnë një mundësi anëtarësimi në vitin 2025, por vetëm nëse përmbushin kriteret për anëtarësim në BE.

Komisioni Europian sot do të publikojë strategjinë e re të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor me të cilën dëshiron të inkurajojë gjashtë shtetet të forcojnë përpjekjet për përmbushjen e kritereve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit