TIRANE– Ish-Kryeministri Sali Berisha kaa konfirmuar se ditën e hënë do të mbahet një protest kundër Alexandër Vuçiç. Protesta do të mbahet në orën 16:00, ku do të nis pikërisht në selinë e PD.
Pasi votoi në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës, Berisha tha se nuk do të lejojnë që të zhvillohet vizita Vuçiç për Ballkanin e Hapur.
“Mos ngatërroni anti-kuvendet e thirrura nga Lulzim Brava të mbushur me nxënës, gjer në jo vetëm punonjës por kryetar bashkie në qytete të ndryshme.
Ju e patë se si Edi Rama nëse Basha pësoi metamorfozën e bravës, Rama u transformua dhe u bë avokat i tij. Shqiptarët janë të mençur dhe e kuptojnë. Po dridhen themelet e narko-shtetit, u thirr një protestës, e cila është urgjente.
Por një axhendë e papritur e Sllobodanit të ri në Tiranë, që është për Ballkanin e Hapur për hegjemoninë serbe. Është një vendosje e Kosovës në presionet e darës së klikave.
Shënon një kundërshti të hapur të nismës së Berlinit, është një hapje dhe shndërrim të rajonit në zonë influence të Rusisë. Shqiptarët janë të gjithë në Tiranës në orën 16:00.
Kjo protestë ka dhe një qëllim tjetër madhor që të protestohet kundër vjedhjes që po u bëhet qytetarëve, siç po bëhet me inceneratorët. Ku është vërtetuar vjedhja dhe PD nuk ka organizuar një protestë, siç ka bërë kreu i degës së PD në Fier.
Vendi i grumbullimit të demokratëve ditën e hënë do të jetë oborri i selisë së PD, oborri i selisë së tyre, jo për protestë aty, sepse aty është vendi për tu nisur.
Ftoj të gjithë demokratët të bashkohen dhe të protestojmë përpara kryeministrisë”, tha Berisha.


