Numër rekord i pulave në Zvicër: mbi 11 milionë

Mos i humb

Gjithsej 11.3 milionë pula dhe gjela kanë numëruar kotecet dhe fermat e pulave në gjithë Zvicrën në fund të vitit 2017. Ky numër është për 3.5 për qind më i madh se një vit më parë, tregojnë shifrat provizore që Zyra Federale për Statistikë (BFS) ka publikuar sot.

Ndërsa, po u krahasua me vitin 2007, kjo shifër dëshmon për një rritje prej 40 për qind, transmeton albinfo.ch. Kjo tregon për një rritje të vazhdueshme të fondit të pulave gjatë më shumë se dhjetë viteve të fundit.

Nga ana tjetër, numri i të gjitha kafshëve tjera shtëpiake ka shënuar rënie. Kështu, gjatë vitit 2017 fondi i gjedheve në Zvicër ka qenë për 2.3% më i vogël se në vitin 2016, duke rënë në 1.52 milionë. Por, krahasuar me 10 vite më parë kemi të bëjmë me një zvogëlim të papërfillshëm të numrit të tyre.

Ndërkaq, rënie më të madhe ka shënuar fondi i i derrave, duke u ulur në 1.45 milionë, që është 8% më pak në krahasim me një vit më parë.

Pak më e madhe është rënia që ka shënuar fondi i deleve. Sipas të dhënave të përkohshme të BFS, në vitin 2017 në Zvicër kishte 311 mijë dele ose 8.2% më pak se në vitin 2016, transmeton albinfo.ch. Ndërsa krahasuar me situatën e dhjetë viteve më parë, është regjistruar një rënie për rreth për qind e fondit të deleve.

Por, rënie rekorde është shënuar në fondin e dhive, numri i të cilave brenda vetëm një viti është zvogëluar për 14% dhe ka rënë në 73500. Numri i kuajve ka rënë për 6% në krahasim me një vit më parë kështu që në vitin 2017 në Zvicër numëroheshin 54300 kuaj./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit