Panik në Prishtinë/ Një telefonues anonim jep alarmin për bombë në Stacionin e Autobusëve, policia evakuon zonën

Mos i humb

Policia e Kosovës ka pranuar sot një telefonatë anonime përmes të cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Për ketë situatë ka reaguar edhe policia.

“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti.

Policia tashmë ka filluar kontrollet në hapësirat e stacionit, duke kontrolluar edhe autobusët që kanë qenë të vendosur në stacion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit