Vuçiç: Nuk është befasi, ka një pakt mes Kosovës dhe Kroacisë

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se Kosova dhe Kroacia kanë një pakt mes njëra-tjetrës.

B92 shkruan se sipas Vuçiç ky pakt, është i dukshëm, ndërkohë që akuzoi Kosovën se dëshiron të shkaktojë tensione.

“Çfarëdo që të bëjmë, më thonë që po mashtroj dhe se po bëj gjithçka kundër tyre. Sa i përket Prishtinës e Zagrebit, është një pakt krejtësisht i dukshëm, nga mediat, deri te ai financiar dhe i sigurisë.

Nuk është ndonjë befasi.

Ka njerëz që mendojnë se vetëm një Serbi inekzistente është Serbi e mirë. Nuk ekziston për ta një Serbi që është mjaftueshëm e vogël.

Dhe ata mendojnë se të gjithë paraardhësit e mi kanë qenë më të mirë.

Unë do të isha një lider i madh botëror nëse do ta lija Serbinë të shkelte dhe vendi ynë të shembet. Por nuk do ta bëj.

Prandaj ju shihni nervozizëm tek ata, veçanërisht sepse ne i kapim ata për sa i përket PBB-së.

Ju kujtohet që ata akuzuan së fundmi. me rrahjen e te burgosurve ne Petrinje dhe asnjëherë ne jetën time nuk kam qene aty, sulmet e reja ne media do te nisin se shpejt”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit