Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend se Porti i Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë.
Sipas Berishës, porti i Durrësit i ka kaluar një kompanie ofshore, ku po pastrohen shuma përrallore nga bashkëpunëtorët e Ramës dhe Bashës.
E dini kush e kontrollon portin e Durrësit. Nallbati i Xibrakës. Nallbati i Hakmarrjes për Drejtësi. Nallbati i Edvin Ramës dhe Lulzim Pengut se e ka gjysmë kunat. Emari u zhduk. Nuk ka më lidhje me portin e Durrësit.
Disa kompani në bashkëpunim të ngushë me Lul Bravën do investojnë aty. Unë do ju njoftoj ju se afera e Portit të Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë.
Kjo që po them sot këtu është vetëm njëri kapitull. Fqinjët tanë kanë shqetësim të madh krimin në Shqipëri. Prokurori italian dje lexonte se mafia shqiptare është më e rrezikshme sot se Ndraghetta.
Drejtori i policisë dje i dërgoi dje një mesazh të gjatë ngushëllimi njërit prej xhelatëve të shqiptarëve.
Duhet ta dini se gjatë diktaturës policia politike e Enver Hoxhës dhe policia e shtetit bënin garë se cila do çontë në pranga më shumë në përmbushjen e detyrave të partisë.
Krimi më i shëmtuar është i kriminelëve në qeverinë shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të tyre kudo ku janë”, u shpreh Berisha.


