Moti i keq/ Pa energji elektrike 30% e fshatrave në bashkinë e Devollit, i bllokuar nga bora Panariti dhe disa rrugë në Maliq e Pogradec

Mos i humb

Moti i keq ka sjellë disa problematika në qarkun e Korçës. Duke iu referuar të dhënave nga autoritetet lokale, raportohet pa energji elektrike vijojnë të ngelen 30% e fshatrave në Bashkinë Devoll.foto galeri Në Bashkinë Korçë vijon të mbetet i bllokuar fshati Panarit në zonën e Mashkullorës ku ka mbi 2 m borë ndërkohë që është vështirë të ndërhyhet.foto galeri

Në Bashkinë Pogradec vijon të ketë vështirësi me qarkullimin në 5 fshatra të njësisë Dardhas, Trebinjë, Proptisht, Velçan dhe Çërravë kalimi duhet të kryhet vetëm me zinxhirë ndërsa po punohet për hapjen e rrugëve të Velçanit dhe Çervenakës.foto galeri Aktualisht nuk ka probleme me energjinë elektrike në Pogradec.

Në Bashkinë Maliq vijon puna për hapjen e rrugëve deri në këto momente janë hapur rrugët e fshatrave të Njësisë Moglicë ku të bllokuara ishin Gjinikas, Osojë dhe Dushar.

 

 

 

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit