“Tabaku në konflikt interesi me ‘Sharrën’”, ironia e Felajt: Meqë të gjithë u përfshinë në krim për inceneratorët natë e ditë, edhe në pushimet e verës

Mos i humb

Nënkryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Ermonela Felaj nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të opozitës për ato që cilësohen afera. Gjatë fjalës së saj në komision, Felaj u ndal te inceneratori i Tiranës, ndërsa theksoi se vlera për ndërtimin e tij ishte 128 milionë euro.

Po ashtu ajo tha se nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka konflikt interesi me çështjen e ‘Sharrës’.

Felaj: 
Thonë se nuk janë marrë përgjigje, Por janë marrë e-maile zyrtare. Kjo është rutinë e punës në Këshillin e Ministrave. 128 milionë euro është vlera e inceneratorit të Tiranës. Ndaj ju ftoj dhe juve, jam lodhur shumë që t’ju mbush mendjen që të shkojmë. Se thatë se në Elbasan nuk ndodhte incenerimi, por në fakt punonte. Diskutimi i këtij inceretaroi me EREN, është për çmimin e energjisë. Nga incenerimi prodhohet energji. Imagjino, të djegësh dhe mos të prodhohet energji, këtë e dëgjon nga anëtarët e PD. Për çdo shërbim që bëhet, për çdo ton mbetje që shkon në Sharrë, do paguhet 29 euro. A bën ky çmim bum? Nuk na rezulton kështu. Ky është nj çmim i përafërt me çmimin mesatar siç përdoret në Europë. Ka pasur një studim të BB-së që ofronte 37 euro për ton. Po të vijmë te sasitë e ndryshme që përdoren për ton, kam një listë të gjatë të vendeve të BE-së, mund t’ua vë në dispozicion. Kjo nuk është tarifë e padëgjuar, e cila të na çoj në argumentin që qeveria dhe gjithë të tjerët, vepruan si grup i strukturuar kriminal. I sollën argumentet e KLSH në vëmendje.

Aktet e KLSH janë akte administrative dhe janë të kontestueshme dhe në rrugë gjyqësore. Jo çdo pohim që bën KLSH është i natyrës që ty të penalizon përfundimisht, pasi ato janë vendimet e gjykatës. Për pjesën tjetër e dimë të gjithë, edhe secili nga përvoja e punës së mëparshme, KLSH bën raportet et veta, ka detyrimet e veta. Por s’di ketë mos përmbushje kontraktore KLSH të ketë kallëzuar, atëherë nëse e ka bërë, ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Kontratat janë civile, Jo çdo mospërmbushje kontraktore, është objekt i punës së prokurorisë. Sa herë e dëgjoj këtë gjë, s’i gjej sens. U soll këtu në vëmendje edhe Durrësi. Por përpara se të merrem me këtë përmbajtje dokumentesh, më tërhoqi një vëmendje një shkrim i në shtypin e shkruar. Është lajm i mirë që u mbyll Porto Romano. Shara është vetëm 40 km, dhe mund t’i shërbejë fare mirë edhe Durrësit. Në këtë komision është thirrur kryetarja e komanduar, zonja Sako. Parimi në të gjithë botën është; kush do paguan. Meqë të gjithë u përfshinë në krim, bashkëpunuar me njëri-tjetrin në kohë reale brenda ditës, pushimet e verës, ditë të shtunë, ditë të diela, atëherë do të ishte mirë që të mbanim Sharrën siç ishte dhe të shihnim ato fëmijë, që mblidhini kanoçe. Dhe t’i kujtonim zonjës Tabaku se kush u përfshi në riciklimin e mbetjeve të Tiranës. T’ja kujtoni se me siguri e ka njohur kunatin e kryetarit të saj të partisë.

Tabaku: Pse së thirrët?

Felaj: Po ja e vendosim. Do vijë kryetari i Tiranës në këtë komision dhe do i thotë të gjitha. Më pas do i thërrisni mendjes; a jeni ju apo jo në konflikt interesi. Ju keni pasur përgjegjësi si zëvendëskryetare, për trajtimin e plehrave. Por ça bëtë? E latë ashtu. S’ka nevojë që të gjej shkresa. I keni të gjitha kronikat që është marrë News24 me atë mal me plehra në Sharr, ai mal që digjej.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit