“Siguria e Ukrainës është siguria e gjithë Evropës”, presidenti gjerman përfundon takimin me homologun ukrainas, thirrje Rusisë…

Mos i humb

Kancelari gjerman Olaf Scholz kia udhëtuar ditën e sotme drejt Kievit kua ka takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Në një konferencë për shtyp Scholz tha se ai dhe Zelenskiy kishin folur për sanksionet dhe rëndësinë e masave parandaluese, duke shtuar:

“Nuk ka arsye të mira për aktivitetet në kufirin ukrainas. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk është i negociueshëm. Ne presim që Rusia të ndërmarrë hapa të qartë për të zgjidhur situatën.”

Ai tha se ndihma prej më shumë se 2 miliardë dollarësh e ofruar nga Berlini e kishte bërë Kievin të pavarur ndaj ndikimit të huaj.

“Unë mund t’ju siguroj se ne jemi të vendosur të vazhdojmë këtë mbështetje,” shtoi Scholz.

Ndërkohë Zelenskiy ka thënë:

“Siguria e Ukrainës është siguria e gjithë Evropës”

Kancelari gjerman ditën e nesërme do të udhëtojë drejt Moskës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit