Një trup i pajetë është gjetur në një banesë në lagjen Çlirimi në Elbasan.
Trupi i dekompozuar nuk dihet sa kohë kishte dhe nëse është vdekje natyrale apo vrasje.
Policia e Elbasanit shkoi në banesë pas ankesës së banorëve për prani të erës së keqe. Tashmë çështja i ka kaluar policisë.
Sipas informacioneve, personi që banonte në këtë shtëpi njihej me probleme të shëndetit mendor, por nuk dihet ende nëse trupi i gjetur brenda i përket apo jo atij.
Elbasan /Informacion paraprak
Më datë 21.02.2022, rreth orës 12:00, në lagjen “Çlirimi” Elbasan, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi I. D., 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


