Finalizohet operacioni policor i koduar “Adriatiku”, ku janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të veprimtarisë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve bënë të mundur vënien në pranga të shtetasve R. M., 33 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe D. L., 44 vjeç, banues në Krujë.
Po ashtu u shpall në kërkim edhe shtetasi S. K., 24 vjeç, banues në Krujë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 31 kilogramë kanabis sativa, 2 automjete, 2 aparate celulare dhe targa automjetesh.
Sipas njoftimit të policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë në oborrin e banesës së shtetasit R. M., i cili do të blinte lëndën narkotike që e kishin transportuar nga Kruja, shtetasit D. L. dhe S. K., pë ta shistur më pas në qarkun e Lezhës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


