Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki, ka folur nga Korça për luftën në Ukrainë, duke shprehur shqetësim për situatën e krijuar.
Ambasadori japonez është shprehur se vendi i tij mbështet Ukrainën, ashtu si vendet e tjera perëndimore, BE, SHBA dhe Shqipëria.
“Jam i shqetësuar për situatën aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës. Japonia mbështet Ukrainën së bashku me vendet e tjera perëndimore, BE, SHBA dhe Shqipërinë.
Qeveria japoneze mbështet civilët ukrainas në këtë situatë dhe dëshiron që të mbizotërojë paqja më botë dhe rregulli.
Sa i përket ekonomisë qeveria japoneze po përballet gjithashtu me rritjen e çmimeve të lëndëve si nafta dhe gazi natyror, megjithatë është duke u përpjekur për të gjetur rrugë të tjera për të marrë furnizime siç po punojnë në këtë aspekt edhe Shqipëria dhe vendet e tjera në botë”, është shprehur ambasadori Mitsuyuki.


