Në burg për inceneratorët, Lefter Koka bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Mos i humb

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter koka, i cili pre 3 muajsh mbahet në qeli për aferën e inceneratorëve, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar masë më të lehtë  sigurie.

Rekursi për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, në Gjykatën e Lartë, është regjistruar më datë 7 mars.

Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.

Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.

Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Sipas SPAK  Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit