Studentët shkodranë protestë kundër rritjes së çmimeve: Lufta nuk menaxhohet nga Dubai

Mos i humb

Në Shkodër studentët janë bërë bashkë kundër rritjes së çmimeve.

Studentët janë shprehur se në pamundësi për tu bashkuar me protestuesit në Tiranë, kanë dalë në qytetin e tyre duke  i bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre të bashkohen, ndërsa i kërkojnë qeverisë të ndërhyjë për uljen e çmimeve.

“Dje është zhvilluar një protestë për rritjen e  çmimeve ne jemi sot në emër të studentëve që vijnë nga Vau i Dejës Bushatit Koplikut që vijnë në fakultetin e Shkodrës rritja ka impakt të drejtpërdrejtë.

Nëse dje është nis me 2 mijë lek biletën sot duhet me pagu 3 mijë lekë nëse një i ri nga Dukagjini vajtje ardhje te familja e vet për me ardh në Shkodër për çdo punë ka pagu 20 mijë lekë të vjetra sot paguan 30 e flitet që shkon dhe 40 mijë lekë.

Ne jemi të vetëdijshëm që një familje që trajtohet me një ndihmë ekonomike është e barasvlefshme me një biletë vajtje ardhje të një individi në Dukagjin.

Sot në pamundësi për të shkuar në Tiranë dhe për të ardhur pasdite me protestën që bëhet në Tiranë se studentët janë nga qytete nga rrethina morëm iniciativë për të dhënë mesazh gjithë studentëve që ky është vetëm fillimi, se ne nuk vijmë në Shkodër për me ble bukë në këmbëe as me ble cigare në këmbë por vijmë në Shkodër për t’u arsimuar e për të marrë dije. Kjo është përtej politikës.

Nëse qeveria thotë luftë atëherë në luftë politikanët nuk mund të largohen në Dubai duhet ta menaxhosh luftën se cmimi i naftës në Shqipëri është më i lartë se në Ukrainë sot ne e dime se zyrtarisht është Ukraina në luftë nuk është Shqipëria. Çmimi i naftës nuk është për luftë, ne udhëtojmë me makina pasagjerësh.

Gjithçka e lidhur me çmimin e naftës nuk është luks, luks është të shëtisësh me makina luksoze me Range Rover e të japësh këshilla qytetarëve.

Cili prej politikanëve shqiptarë shkon në Parlament me biçikletë, cili deputet nga Shkodra apo Vlora shkon në këmbë në parlament e kush përdor autobus?

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit