Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Fierit.
Robert Bego, banues në Hamil, Fier kërkohej për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të datës 23.11.2021 e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij.
Bego iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.


