Lideri i opozitës turke fton Metën, presidenti: Forcimi i miqësisë midis dy vendeve tona është në interes të popujve tanë!

Mos i humb

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bashkisë së Maltepe të Turqisë, z.Ali Kiliç.

Në fokus të këtij takimi ishin marrëdhëniet miqësore mes dy popujve. Meta shprehet se forcimi i miqësisë së sinqertë midis dy vendeve është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë.

Gjithashtu lideri i Opozitës në Turqi, Kemal Kiliçdaroglu, ka ftuar presidentin për të vizituar së afërmi Turqinë, ftesë të cilën nga ana e tij presidenti e ka pranuar.

Statusi:

Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Bashkisë së Maltepe të Turqisë, z.Ali Kiliç, me të cilin patëm një diskutim të frytshëm mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Më përcolli përshëndetjet e ngrohta të Liderit të Opozitës në Turqi, Kryetarit të Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu, si edhe ftesën e tij për të vizituar së afërmi Turqinë, të cilën e pranova me shumë kënaqësi.

Forcimi i miqësisë së sinqertë midis dy vendeve tona është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë!

Meta

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit