Hetimet për inceneratorët/ SPAK kërkon arrestimin e Bllakos, Manja: Çështja i takon drejtësisë

Mos i humb

Pas mbledhjes së qeverisë, Ulsi Manja u pyet nëse Partia Socialiste duhet të mbajë përgjegjësi për faktin se një deputet i tyre, Alqi Bllakos, iu është lëshuar urdhër arresti nga SPAK.

Manja nuk pranoi të komentojë gjatë ,ndërsa theksoi se është një çështje që i takon drejtësisë.

“Në fakt pyetja juaj ka të bëjë me çështjen e drejtësisë dhe qëndrimi i PS ka qenë i qartë.

Çështjet e drejtësisë ne i inkurajojmë për të bërë hetime dhe ne kemi ndërmarrë një nga reformat kryesore dhe ne kemi qenë të bindur dhe sot më shumë se kurrë pasi 99.9% të shqiptarëve donin drejtësi të pavarur.

Çështjet e drejtësisë janë të drejtësisë, kushdo shkel ligjin duhet të mbajë përgjegjësi personale.

Është PS ajo që është votuar nga mbi 800 mijë shqiptarë për të qeverisur vendin”, ka thënë ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit