Procedohen 7 persona për vepra të ndryshme penale në Vlorë, një në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Mos i humb

Një person është arrestuar dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Vlorë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin R. T., 52 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasen A. I., 42 vjeçe, banuese në fshatin Velçë, Vlorë, sepse për motive të dobëta, ka goditur me gurë në kokë, shtetasen Sh. K., 46 vjeçe, banuese në fshatin Velçë, Vlorë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin Xh. Gj., 26 vjeç, banues në Himarë, pasi është konstatuar duke ndërtuar, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, shtetasit M. M., I. Sh., P. S., V. J., N. S., banues në Sarandë, pasi janë konstatuar duke ushtruar veprimtari financiare (këmbim valute), pa licencë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit