Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 1.266 terroristë

Mos i humb

Ka arritur në 1.266 numri i terroristëve që janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në Afrin të Sirisë.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë bëhet e ditur se Komanda e Forcave Ajrore me sulmet ajrore të ndërmarra në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” ka shkatërruar 19 pozicione të përdorura si strehimore, bunkerë, depo armësh dhe pozicione zjarri nga organizatat terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

Avionët të cilët kanë marrë pjesë në operacion janë kthyer në bazat e tyre në mënyrë të sigurtë ndërsa në operacionet e djeshme u neutralizuan 86 pjesëtarë të organizatës terroriste.

Që nga fillimi i operacionit e deri më sot numri i terroristëve të neutralizuar ka arritur në 1.266.

Afrin, pastrohet nga terroristët fshati Haxhi Iskender
Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” kanë pastruar nga terroristët e PYD/PKK-së fshatin Haxhi Iskender në perëndim të Afrinit.

Sipas informacioneve të marra nga gazetarët e AA-së në rajon, TSK dhe ULS kanë çliruar nga terroristët e PYD/PKK-së fshatin Haxhi Iskender, i cili ndodhet pranë qytezës Xhinderes, në perëndim të Afrinit.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS deri më tani kanë çliruar nga organizata terroriste 48 pika, përfshirë një qendër qyteze, 31 fshatra, tre vendbanime rurale dhe 13 male ose kodra strategjike në pesë qyteza të Afrinit.

Ndryshe, më 20 janar, forcat turke nisën operacionin “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë për të larguar terroristët e PYD/PKK-së.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit