Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 24 vite burg për Klement Çalën, ndërsa për 7 pjesëtarët e tjerë të trupit, u kërkua nga 19 vite burg.
Bëhet fjalë për Eldi Calën, Oltjan Veselin, Renaldo Sulën, Saimir Çelën, Elton Piklin, Talo Çelën dhe Alkond Bengasin.
Ata akuzohen se në bashkëpunim si grup kriminal, grabitën në 9 prill të 2019, afro 5 milionë euro në aeroportin e Rinasit.


