Avioni i pasagjerëve me 71 persona në bord i cili u nis nga Moska, kryeqyteti i Rusisë, u rrëzua në rajonin Ramenskoye në afërsi të Moskës.
Në një njoftim nga Ministria e Rasteve Emergjente të Rusisë thuhet se është ndërprerë kontakti me avionin e pasagjerëve të llojit Antonov An-148 të Saratov Airlines, dhjetë minuta pas nisjes së tij nga Aeroporti Domodedovo në Moskë.
Në njoftim bëhet e ditur se avioni ku ndodheshin 65 pasagjerë dhe 6 persona të ekuipazhit ka rënë në rajonin Ramenskoye në juglindje të Moskës dhe se një numër i madh i ekipeve të shpëtimit dhe autoambulanca janë dërguar në rajon.
Në rajon ka shkuar edhe ministri i Transportit të Rusisë, Maksim Sokolov dhe se kanë filluar hetimet lidhur me rastin./Rtv Islam/