Rama mbledh nesër Kryesinë e PS, çfarë do të diskutojnë socialistët

Mos i humb

Ditën e nesërme Partia Socialiste mbledh Kryesinë.

Ky organ i PS do të mblidhet për zbatimin e vendimeve që u morën në Kongresin e socialistëve të 9 prillit.

Këto vendime kanë të bëjnë si me ndryshimet statutore ashtu dhe me ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve të bashkive të PS, ndërprerje që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve për kryetarë të rinj.

Sakaq, ditën e nesërme do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve në Kuvend për të diskutuar për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

PS ende nuk e ka një emër zyrtar për kandidatin mundshëm, ndërsa socialistët propozuan në zarf disa ditë më parë tre emra

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit