Presidenti, sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Mos i humb

Ditën e sotme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të nisur procedurën e posaçme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 12:30.

Deri më tani është e paqartë me kë do të përfaqësohet grupi parlamentar i PD-së. Kujtojmë që në Kuvendin e 30 Prillit, Enkelejd Alibeaj u shkarkua nga kjo detyrë.

Por vetë Alibeaj ka thënë se nuk e njeh Kuvendin që u zhvillua të shtunën.

Ndërkohë socialistët kanë nisur të skicojnë konturet e profilit të kandidatit për President.

Ajo që është e qartë është se nuk do të jetë politikan aktiv dhe aq më pak nga radhët e grupit parlamentar socialist.

Në mbledhjen e Kryesisë, të mërkurën e shkuar anëtarët e këtij forumi të shumicës dhanë propozimet e tyre për fushat ku do të kërkohet kandidati President.

Diplomacia, akademia e shkencave, por dhe nga radhët e ushtarakeve me grada ishin propozimet më të shpeshta.

Po ashtu, ditën e sotme, Kryesia e Partisë Socialiste do të zhvillojë një tjetër mbledhje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit