“S’e ka legjitimitetin maxhoranca ta zgjedhë e vetme presidentin”, Alibeaj i prerë: Duhen 84 vota!

Mos i humb

Në cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat në lidhje me procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa nuk është tërhequr nga qëndrimet e tij.

Ai tha se maxhoranca nuk ka legjitimitet që të zgjedhë e vetme presidentin e ri, duke cituar se Kushtetuta e përcakton se duhen 84 vota pro.

“Në mbledhjen e grupit kemi rënë dakord që të marrim pjesë në këtë proces, por në një proces real, të sinqertë, siç e do figura e presidentit.

Një figurë që del mbi palët, neutral, t’i qëndrojë të gjitha sfidave që del nga kjo detyrë.

Jemi ofruar për të pasur një proces. Procesi është i pari, i rëndësishme, një proces i sinqertë, bazuar në një procedurë, garancia e parë.

Presidenti, qytetari i parë, që simbolizon unitetin e popullit. Për këtë arsye, siç besoj jeni në dijeni, ia kam përcjell qëndrimin zyrtar të PD, përfaqësuesve të maxhorancës, edhe të grupeve parlamentare, dhe e shohim të udhës që as për aparencë mos të perceptohet si lojë apo farsë.

Kushtetuta e ka të qartë; presidenti zgjidhet me 84 vota.

E përsëris, se ka maxhoranca legjitimitetin për të zgjedhur ajo e vetmja presidentin, për të bërë farsa, pasi së paku 3 deputetë, janë gjeneruar si non-grata.

Dy të tjerë janë të tillë, janë gjeneruar nga fenomeni i vjedhjes së votës, siç është Aqif Rakipi, apo dy të tjerë që nuk ndodhen më në selinë e kryesisë së parlamentit, pasi janë pas hekurave. S’ka legjitimitet maxhoranca për ta zgjedhur e vetme presidentin.”, tha Alibeaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit