Abuzimi me tenderin 1 mln $ dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish-Dr i RTSH, Thoma Gëllçi

Mos i humb

Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi është dënuar nga GJKKO me dy vite burg, për shkak të një abuzimi me tenderin për RTSH Agro.

Gëllçi përfiton nga gjykimi i shkurtuar, duke iu ulur kështu dënimi në 1 vit e 4 muaj.

Po ashtu, ai nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vitet e ardhshme.

Ndërkohë, tre të akuzuarit e tjerë për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci, u dënuan me nga një vit burg.

Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të KVO u arrestuan nga SPAK pasi dyshohet se kishte kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, për blerjen e materialeve për hapjen e kanalit RTSH Agro.

Thoma Gëllçi gjatë dëshmisë së tij para prokurorëve ka sqaruar se e ka bërë zgjatje të kontratës me kompaninë, duke nënvizuar faktin është një procedurë që e parashikon ligji i prokurimit.

Ai ka mohuar kategorikisht që të jetë abuzuar me fondin prej rreth 87 milionë Lekësh për hapjen e kanalit RTSH Agro.

Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor të vitit të shkuar, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit