Saimir Tahiri do të vijojë të vuajë dënimin në qelitë e burgut.
Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për pezullimin e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim, dhënë me vendimin nr. 3 datë 04.02.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vendimi u dha sot nga gjyqtari Medi Bici.