Balla vizitë zyrtare në Rumani, takim me Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Marcel Ciolacu

Mos i humb

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla po zhvillon një vizitë zyrtare në Rumani.

Balla u prit në Parlamentin e Rumanisë në një takim nga Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Marcel Ciolacu.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Balla deklaron se Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Balla në vizitën e tij në Rumani shoqërohet nga deputetët e Kuvendit, Jurgis Çyrbja dhe Ilir Pendavinji.

Postimi i Ballës:

🇦🇱🤝🇷🇴
Bukuresht📍Parlamenti i Rumanisë ➖Takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve Marcel Ciolacu. Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit