IEA: Furnizimi me naftë ka shënuar ulje në janar

Mos i humb

Në janar të këtij viti furnizimi me naftë në nivel global ka shënuar ulje, duke kapur shifrat prej 97.7 milionë fuçi në ditë (mf/d), megjithatë kjo shifër është me e lartë për 1.5 mf/d, krahasuar me periudhën e njëjtë e vitit të kaluar, flasin të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) të publikuara në raportin e së martës.

“Prodhimi i naftës së papërpunuar nga shtetet e OPEC-ut qëndroi i pandryshuar me nivelin e muajit paraprak, më saktësisht 32.16 mf/d, ndërkohë që shtimi i prodhimit nga ana e Nigerisë kompensoi nivelin e përgjithshëm të prodhimit”, thuhet në raport.

Agjencia thotë se në janar prodhimi i nafës së papërpunuar nga shtetet jo anëtare të OPEC-ut, ka rënë për 175 mijë fuçi në ditë, më saktësisht në 58.6 mf/d, megjithatë i njëjti ishte për 1.3 mf/d më i lartë nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

“Prodhimi amerikan i naftës së papërpunuar që këtë vit është për 1.3 mf/d më i lartë nga viti i kaluar, do të bëjë që SHBA-të së shpejti të tejkalojnë Arabinë Saudite ndërsa deri në fund të vitit të arrijnë edhe nivelin e Rusisë”, thekson IEA.

Në mënyrë shtesë, IEA ka korrigjuar edhe parashikimin për rritjen e kërkesës globale për naftë në vitin 2018, e cila sipas agjencisë do të jetë 1.4 mf/d, kryesisht nga shkaku i parashikimit optimist të cilin Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e dha për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB)./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit