Ministrja e Jashtme pret homologun portugez, Xhaçka: Mbështetën procesin integrues të Shqipërisë, Lisbona ka vizion realist për Ballkanin Perëndimor

Mos i humb

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka dalë në një konferencë të përbashkët për mediat me homologun e saj portugez Joao Cravinho.

Xhaçka vlerësoi mbështetjen e Portugalisë në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

“Mbajtja e KNQ-së, nënkupton se BE ka miratuar punën dhe arritjet tona. Shkëmbyem mendime mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalёshe mes vendeve tona.

Ne e vlerësojmë vizionin realist qё Portugalia ka ndaj Ballkanit Perëndimor.

Ballkani i Hapur, vlerёsuam se përbën një shembull pozitiv për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Kjo përpjekje mbështetet për të thelluar bashkëpunimin ekonomik rajonal, në një mënyrë që promovon integrimin me BE.

Rigjallërimi i perspektivës së integrimit të vendeve të rajonit dhe Ukrainës, instrument efikas për të inkurajuar forcimin e paqes.

Bashkëpunimi në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, ekzistojnë mundësitë për një bashkëpunim të frytshëm”, tha Xhaçka.

Ministrja e Jashtme më tej shtoi: “Shqipëria në KS vlerësohet lart pёr lidershipin e saj në çështjet sensitive që trajtohen.

Portugalia do tё vijojё tё na mbështes nё sfidat e agjendёs sonë tё përbashkët ndёrkombёtare.

Diskutuam me kolegun Craninho mbi rrugët e intensifikimit të dialogut politik”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit