Ndryshime në Policinë e Shtetit, shkarkohet drejtori i krimit Tonin Vocaj, ja kush e zëvendëson

Mos i humb

Ndryshime në Policinë e Shtetit, me sa duket pas ngjarjeve të fundit kriminale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur disa ndryshime në Policinë e Shtetit.

Mësohet se Nano ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë kriminale, Tonin Vocaj.

Vocaj është zëvendësuar nga Neritan Nallbati, që ishte drejtues i policisë së Durrësit.

Ndërkohë Vocaj është emëruar zëvendës drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vend të Albert Dervishajt.

Ky i fundit mësohet se do të emërohet në Akademinë e Policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit