Amnistia fiskale, Meta: Tërhiquni! Iniciativa e kryeministrit favorizon botën e krimit për të pushtuar ekonominë vendase

Mos i humb

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një komunikim për mediat.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se iniciativa e kryeministrit Edi Rama për amnistinë fiskale, favorizon botën e krimit për të pushtuar ekonominë vendase.

Ai gjithashtu theksoi se ky projektligj do të dëmtonte bashkëpunimin me vendet partnere.

“Jam këtu për të theksuar rëndësinë e tërheqjes menjëherë të përpjekjes për të miratuar amnistinë fiskale që u tha edhe nga ndërkombëtarët që mund të konsiderohet si kartë për daljen nga burgu për të gjithë shmangësit e taksave,.

Nuk kemi end enjë administratë kompetente dhe duhet një kornizë efektive për luftën kundër pastrimit të parave.

Do të dëmtohej bashkëpunimi me vendet partnere, është e qartë se kjo tentativë nuk synon të amnistojë kursime të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, pro të ligjërojë qindra miliona euro evazion që janë bërë nga kompani të ndryshe me bekimin e qeverisë”, tha Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit