Avioni ushtarak shpërtheu në një bllok pallatesh, 13 të vdekur në Rusi, mes viktimave 3 fëmijë

Mos i humb

Tragjik rezultoi aksidenti në Rusi, ku një avion ushtarak u rrëzua në një bllok pallatesh, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave.

Ngjarja ndodhi në Yeysk, në jug të Rusisë.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Situatave të Emergjencave, siç raportojnë mediat lokale, duke saktësuar se “shpëtuesit kanë përfunduar gërmimin në rrënoja”.

Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë.

Po ashtu raportohet se 19 persona të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, pilotët arritën që të shpëtonin, duke u hedhur para shpërthimit me parashutë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit