Meta: Vazhdon të thellohet skandali për portin e Durrësit

Mos i humb

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se skandali me aferën e portit të Durrësit po thellohet.

“Vazhdon të thellohet skandali i portit të Durrësit.

Dali në pah dhe lidhjet e kryeministrit për të bllokuar transparencën.

Zoti Vasili ka bërë disa pyetje muaj më parë.

Ende sot pas gati 3-4 muajsh nuk ka asnjë përgjigje dhe asnjë llogaridhënie me këto pyetje. A është dhënë statusi kompanisë?

Cila është kompania?

Në memorandumin e përmendur nuk është EMAR group.

Cilat janë masat garantuese që porti i Durrësit mos të sekuestrohet nga bankat vendase.”, tha Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit