Dorëheqja e Lambrecht, ja kush do të jetë ministri i ri Mbrojtjes i Gjermanisë

Mos i humb

Ministri i Brendshëm i landit të Saksonisë së Poshtme, Boris Pistorius do të jetë ministri i ri gjerman i Mbrojtjes. Politikani socialdemokrat pason Christine Lambrecht.

Sipas informacioneve të ARD-së, Boris Pistorius pritet të jetë ministri i ri federal i Mbrojtjes.

Ai zëvendëson kështu ministren e Mbrojtjes që sapo dha dorëheqjen, Christine Lambrecht. Ministrja Lambrecht, e cila prej disa muajsh ishte në qendër të kritikave, i dorëzoi dorëheqjen me shkrim të hënën (17.01) kancelarit Scholz.

Pistorius është nga viti 2013 ministër për Çështjet e Brendshme dhe Sportin në landin e Saksonisë së Poshtme.

Më parë ai ka pasur përvojë në nivelin komunal si kryetar bashkie i qytetit Osnabryk.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit