Meta: Ramën nuk e shpëton asgjë. Mesazhin sot e jep populli!

Mos i humb

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë për qytetarët dhe pjesëmarrësit në protestë, teksa doli nga selia e partisë së tij.

Ai tha se Ramën nuk e shpëton asgjë, ndërsa shtoi se mesazhin sot e jep populli.

“Dita me diell duket që në mëngjes!

Asgjë nuk i shpëton krimin dhe korruptuesin. Asgjë s’e shpëton.

Mesazhin e sotëm e jep populli.

Edi Rama është i rrëzuar. E di që është një fajtor dhe që nuk do t’i shpëtojë dot llogaridhënies. Është një fillim pakti.

Është nëj ndryshim që do ndodhë me çdo çmim, në mënyrë që të mos i dëbojë Edi Rama fëmijët e shqiptarëve, por të ikë njëherë e mirë, një orë e më parë nga zyra e kryeministrit.

Apeli im është të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit”, tha Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit