Gjithashtu theksoi se brezave të rinj duhet t’i lënë trashëgimi bashkëjetesën, harmoninë dhe jo ndasinë.
“I uroj sukses në rrugëtim e Kosovës në BE. Shqipëria është pranë jush. Ka mbështetur dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë.
Kosova është shtet i pavarur, qeveria serbe nuk e ka ndalur aktivitetin e saj kundër Kosovës.
Angazhimi i BE dhe SHBA-së shpreh rëndësinë që ka Republika e Kosovës për të ardhmen në rajon.
Ne i bëhemi mbështetës bashkëkombësve tanë duke promovuar mirëqenien .
Gëzuar Ditën e Pavarësisë Republikës së Kosovës. Shtet përjetë”, tha Begaj në seancën solemne në parlamentin e Kosovës.


