Zv/kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se është takar me ambasadorin e Omanit në Londër, Sheik Abdulaziz bin Abdullah bin Zahiri Al-Hinai.
Pacolli ka theksuar se në takim është biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike.
Ja postimi i tij:
Takova në një takim të veçantë edhe Ambasadorin e Sulltanatit të Omanit në Londër, Sheik Abdulaziz bin Abdullah bin Zahiri Al-Hinai. Pranova urimet e Sulltanit të Omanit për dhjetëvjetorin e pavarësisë dhe gatishmërinë e këtij shteti për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dhe ato qeveritare. I kërkova diplomatit të Sulltanatit të Omanit, që bashkëpunimi mes dy vendeve të arrijë një nivel më të lartë, duke filluar me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike./Kosova Post/