Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bojken Abazi në një postim në Facebook ka thënë se sot do të merret vesh kush janë bashkëpunëtorët e Presidentit Thaçi të që po e tradhtojnë Kosovën.
Sipas tij ata që e votojnë demarkacionin janë bashkëpunëtor në tradhtinë e Thaçit që po i bën Kosovës.
Ja postimi i plotë i Abazit:
Sot do të merret vesh shumë shpejtë kush është e kush nuk është bashkëpunëtor në tradhtinë e Thaçit ndaj Kosovës, në lidhje me marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës mblidhet sot, sipas njoftimit zyrtar, në ora 13:30, vetëm me këtë pikë të rendit të ditës: “Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.”
Ata që e votojnë këtë projektligj, ose ata që qëndrojnë me qëllim në mbledhje për ta mundësuar kuorumin e kësaj mbledhjeje që ka nevojë për prezencën e së paku 6 anëtarëve të Komisionit, ata janë pa mëdyshje bashkëpunëtorë në këtë tradhti ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar. Në vijim emrat e anëtarëve të këtij komisioni:
Vjosa Osmani (LDK), Kryetare
Time Kadrijaj (AAK), Zëvendëskryetare e Parë
Danush Ademi (6+), Zëvendëskryetar i Dytë
Aida Dërguti (LVV)
Visar Ymeri (LVV)
Dugagjin Gorani (LVV)
Doruntinë Maloku Kastrati (LDK)
Elmi Reçica (PDK)
Evgjeni Thaçi-Dragusha (PDK)
Srdjan Mitroviq (Lista Srpska)
Zafir Berisha (NISMA)


