Duke marrë parasysh situatën aktuale dhe qëndrimet intransigjente të miratuara nga PASOK-u, nuk është e mundur një bashkëpunim me ”Demokracinë e re”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke, Akis Skertsos lidhur me zgjedhjet parlamentare të 21 majit.
Zëdhënësi i qeverisë konservatore iu referua qëndrimit të kreut të Partisë Socialiste, Nikos Androulakis, i cili tha se ishte kundër idesë që lideri i partisë së parë apo të dytë fituese të zgjidhej kryeministër pas zgjedhjeve.
”Ky është një pozicion i papranueshëm për demokracinë pasi demonstron mungesë respekti për votën e qytetarëve dhe pengon çdo dialog konstruktiv me Mitsotakisin dhe partinë tonë”, sqaroi Skertsos.
Sipas sondazheve, partia në pushtet kalon rivalen SYRIZA me 4-7 pikë përqindje, ndërsa PASOK-u do të ishte forca e tretë politike në vend dhe mund të prishte balancën në një koalicion qeveritar


